AKTUALITET, 28 Janar 2020, 08:49

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit


Ashtu siç është parashikuar edhe dita e sotme do të vazhdojë të jetë në mbizotërimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Meteoalb, territori shqiptar mbizotërohet nga vranësira të dendura dhe reshjet e shiut në pjesën me të madhe të vendit.

Ndërsa reshjet e dëborës mbeten në zonat malore, por pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim gradual të motit.

Temperaturat e ajrit janë rritur në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 0°C në 15°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë por mesatare dhe herë pas herë e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.