TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndryshe nga si po veprojnë amerikanët, ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja, duke raportuar nga Pekini me një maskë mbrojtëse, u bën apel familjeve të studentëve që banojnë në Wuhan, që të bëjnë sakrificë dhe të tërheqin fëmijët e tyre, sepse ambasada nuk ka fonde për të blerë biletat.
“I bëj thirrje familjeve të atyre që kanë ndarë mendjen të kthehen të mos hezitojnë po të sakrifikojnë edhe kësaj here për një biletë udhëtimi të njeriu të tyre. Ambasada nuk e ka mundesine te paguajë, ndërsa as MPJ kineze nuk ofroi gjë për financim lëvizjesh", deklaron ambasadori. Pasi u bën thirrje familjarëve që të sakrifikojnë, ambasadori Belortaja bën një deklaratë që nuk e keni dëgjuar dhe nuk do ta dëgjoni kurrë nga një diplomat. Ai thotë se Ministria e Punëve të Jashtme në Kinë nuk ofroi financim lëvizjesh. Përfytyroni për një çast, që qeveria kineze të paguajë biletat e çdo qytetari të huaj që ndodhet në Kinë, kur në qytetin e Wuhan janë bllokuar edhe vetë kinezët... Edhe pse nuk ka fonde për bileta udhëtimi, të paktën shteti shqiptar ka arritur të sigurojë fonde, për të blerë maskën mbrojtëse të ambasadorit Belortaja. /TPZ.al/