TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar një video dokumentar nga RAI 3, ku thuhet se është rritur ndjeshëm kultivimi i kanabisit në Shqipëri.
Strazimiri shprehet se po vazhdon sërish mbjellja e hashashit, sepse po afrojnë zgjedhjet dhe çunat duhet të punojnë.
Postimi i Gent Strazimirit:
SË SHPEJTI paskemi … “ZGJEDHJE” !!!
RAI 3: rritet me 1.200% kultivimi i kanabisit në Shqipëri!
Sipas RAI 3, raporti i cili është ende konfidencial i referohet vrojtimit ajror të anti-mafias italiane.
Përmban:
– pamje marrë nga ajri madje edhe me numërim rrënjësh të mbjella,
– farën vietnameze tē kultivuar për të rritur rendimentin për çdo rrënjë të mbjellur,
Si dhe…
… intervistën e kreut të Policisë Kriminale shqiptare që tregon se si “është çrrënjosur fenomeni i mbjelljes së kanabisit që në…. 2014…”???!!!
Në fund mbyllet me prokurorin italian, i cili tregon se sa e pakontrollueshme, e fuqishme, e pasur, e frikshme, është “mafia shqiptare” …. aq sa po tremb edhe vetë vendin e mafias: ITALINË!
KONKLUZIONI?
Po afrohen ZGJEDHJET, dhe “çunat duhet të punojnë”!
KAQË!