AKTUALITET, 27 Janar 2020, 21:25

Del AUDIO/ Piloti i Kobe Bryant nuk dëgjoi qendrën e kontrollit: Po fluturon shumë ulët

Del AUDIO/ Piloti i Kobe Bryant nuk dëgjoi qendrën e kontrollit: Po

Aksidenti që shënoi vdekjen e Kobe Bryant, vajzës së tij dhe shtatë personave të tjerë në helikopter të dielën në mëngjes mund të ishte shmangur. Në Twitter është publikuar komunikimi ndërmjet pilotit të helikopterit privat dhe kontrollit të trafikut ajror.

“Po udhëton shumë ulët për një fluturim në këto kushte” – dëgjohet t’i thonë pilotit të Kobe Bryant nga qendra e kontrollit të trafikut ajror pak para se të ndodhte tragjedia.

Nëse piloti do ta dëgjonte këshillën e qendrës së kontrollit, sot Kobe Bryant dhe tetë pasagjerët e tij do të ishin shëndoshë e mirë.