AKTUALITET, 27 Janar 2020, 22:44

Shqiptari i dehur sulmon mjekët dhe policinë

Shqiptari i dehur sulmon mjekët dhe policinë

Një 44-vjeçar shqiptar u arrestua mbrëmjen e së dielës pasi sulmoi punonjësit e ambulancës e më pas një oficer policie në Itali.

Shqiptari u gjet në gjendje të dehur i shtrirë në tokë.

Pasi erdhi ambulanca dhe policia, 44 vjeçari sulmoi punonjësit e ambulancës dhe më pas i bëri rezistencë policisë.

Shqiptari u shoqërua në komisariatin e Riminit.

Më herët 44-vjeçari kishte kërkuar azil politik, por më parë ai ka marrë ekspuls nga shteti italian.