TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka arrestua mëngjesin e sotëm 54 vjeçarin Liman Beu, banues në Kavajë.
Prangosja e tij u bë për llogari të autoriteteve italiane, me qëllim ekstradimi.
Gjykata e Breshias ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për Liman Kilën pasi akuzohet për veprat penale “Vjedhje me armë”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet përkohësisht një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Specialistët e Hetimit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Kavajë, bën arrestimin provizor të shtetasit:
– Liman Beu, 54 vjeç, banues në Kavajë.
Beu është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Breshias Itali ka lëshuar ndaj tij urdhër arresti ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhje me armë”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, të parashikuara nga nenet 600, 648, 628, 629, 582, 585 dhe 576 të Kodit Penal Italian dhe të Ligjit Italian nr.75 datë 20.02.1958.
Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Zyra e Interpolit në Tiranë. TPZ.AL