AKTUALITET, 17 Dhjetor 2020, 16:38

Votohet me 96 vota Altin Binaj si anëtar i Gjykatës Kushtetuese

Votohet me 96 vota Altin Binaj si anëtar i Gjykatës Kushtetuese

Kuvendi i Shqipërisë voton me 96 vota pro projektvendimin “Për zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese” duke i dhënë mandatin anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese Altin Binaj.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, i cili shkruan në “Twitter” pas vendimit se kjo është një detyrë shtëpie e rëndësishme për ndërtimin e institucioneve të reja të Drejtësisë.

“Parlamenti shqiptar ka votuar sot anëtarin e fundit të Gjykatës Kushtetuese me 96 vota, të mjaftueshme për ta zgjedhur atë anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese shqiptare. Kjo është një detyrë shtëpie e rëndësishme për ndërtimin e institucioneve të reja të Drejtësisë”, shkruan Balla.