TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, duket se do i shkojë deri në fund fjalës së saj, duke mos njohur zgjedhjet dhe kryetarin e ri të bashkisë së dalë prej tyre.
Ademi sot ka postuar disa foto në rrjetet sociale ku shihen punimet që po bëhen në një rrugë në Shkodër. Ademi në postimin e saj shkruan se këto janë punimet në rreguyën “Udhëkryq” në Shkodër, dhe uron qytetarët për këtë rrugë të re.
“Rruga #Udhakryq dhe degëzimet e saj në lagjen 1 në qytet, një investim i domosdoshëm në një lagje të vjetër të Shkodrës. Investimi i Bashkisë Shkodër, me ndikim direkt në standartin e jetës së qindra familjeve qe banojnë në këtë rrugë, por edhe atyre që e shfrytëzpjnë atë. Cilësi dhe respektim i projektit të plotë, që nga infrastruktra nëntokësore, ajo mbi tokë dhe sinjalistika. E gëzofshim të gjithë bashkë! Të diel të qetë për të gjithë!?”, shkruan Ademi.
Valdrin Pjetri është kryetari i ri i Bashkisë Shkodër. Ai doli fitues nga zgjedhjet e 30 qershorti, ku nuk kishte asnjë kandidat përballë. Pjetrit i është njohur mandati dhe nga Gjykata e Shkodrës. Ademi nga ana e saj ka deklaruar se nuk lëshon zyrën dhe se nuk e njeh pjetrin si kryetar.