TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
21-vjeçari grek Manolis Koukouras dhe 20 vjeçari shqiptar Aleksandër Luca, të akuzuar për përdhunimin dhe vrasjen e studentes greke Eleni Topaludhi në Rodos, do të qëndrojnë në paraburgim deri më 4 dhjetor 2019.
Vendimi për vazhdimin e mbatjes në paraburgim e dha Këshilli Kriminalistik i Rodos, i cili mori parasysh veçoritë e veçanta të veprave penale për të cilat të rinjtë akuzohen dhe për të cilat parashikohet dënim me burgim të përjetshëm.
Sipas detajeve të reja nga hetimet që publikojnë mediat greke, viktima ka kaluar në tortura për një kohë të gjatë.
"Eleni Topaloudi luftoi për të mbetur e gjallë" , thuhet në raport, ndërsa shtohet se, autorët e rrahën atë derisa ajo ishte pa vetëdije dhe më pas e përdhunuan.
Pas kësaj, studentja greke i ka kërcënuar dy djemtë se do ti denonconte në polici duke nxitur zemërimin dhe shqetësimin e tyre se do arrestoheshin dhe t'i nënshtroheshin ndëshkimeve penale për sjelljen e tyre.
Për këtë arsye ata vendosën të eleminonin fizikisht vajzën në mënyrë që të përjashtonin çdo mundësi të ndjekjes penale në të ardhmen.
Fillimisht ata e goditën në mënyrë të përsëritur me grushta me më pas me një shufër hekuri në kokë.
Pas dhunës së ushtruar, ata e transportuan lakuriq me një makinë në një zonë shkëmbore, duke e hedhur në det nga 10 metra lartësi.