AKTUALITET, 7 Korrik 2021, 10:16

Vokshi: Kapja politike e AMA-s nga Edi Rama, e papranueshme edhe për BE

Vokshi: Kapja politike e AMA-s nga Edi Rama, e papranueshme edhe për BE

PD ka reaguar sërish përmes deputetes së zgjedhur Albana Vokshi lidhur me votimin e parashikuar sot në Kuvend, për zgjedhjen e kreut të AMA-s.

“Tentativa e Edi Ramës për kapjen e plotë të Autoritetit të Medias Audiovizive është e papranueshme edhe për Bashkimin Europian.

Plani për të emëruar zëdhënësen e tij në krye të AMA-s me një parlament njëpartiak është antidemokratik. Standardi i Edi Ramës për lirinë e medias nuk ka lidhje me Europën.

Është koha që sot të tërhiqet!” – shkruan Vokshi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Reagimi i Vokshi vjen pas deklaratës së delegacionit europian në Tiranë, i cili kërkoi shtyrjen e zgjedhjes së kreut të AMA për në shtator.

Sipas BE, AMA duhet të punojë në mënyrë të paanshme, transparente dhe është me rëndësi mos ketë dyshime mbi natyrën jopartiake.