AKTUALITET, 7 Korrik 2021, 08:50

Atentatet që sollën katër viktima, SPAK përfundon hetimet për Talo Çelën dhe grupin e tij

Atentatet që sollën katër viktima, SPAK përfundon hetimet

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për dy atentatet që sollën katër viktima dhe ka dërguar në gjyq, GJKKO, Talo Çelën dhe pesë të pandehurit e tjerë, Nuredin Dumani, Altin Ndoci, Klevis Alla, Besian Xhixha, Enver Diva.

Bëhet fjalë për atentatet ku mbetën të vrarë vëllezërit Haxhia në Durrës dhe vrasja e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdias.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas përfundimit të hetimeve lidhur me Proçedimin Penal nr.181/2020, në datën 06.07.2021 përcolli në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për “Dërgimin për gjykim” të çështjes penale nr. 181/2020 në ngarkim të të pandehurve;

1. Talo Çela (Cela) i biri i Jonuz dhe i Bajame, datëtëlindjes 11.1971, lindur në Elbasan, banues në lagjen Bradashesh Elbasan, me shtetësi shqiptare, me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë, deklaruar i mosgjetur me vendim të organit të proçedues, akuzuar për veprat penale ;

• “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë, në dëm të viktimave Dorian Shkoza, Anxhelo Avdia, Besmir Haxhia e Viktor Haxhia.

• “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal.

• “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e krijuesit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/1 , 334 të Kodit Penal.

• “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentative, e kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Irfan Hazizi.

• “Mbajtjes pa leje, prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 78/1- 25, 22, 278/1 e 25 të Kodit Penal.

2. Nuredin Dumani i biri i Agim dhe i Sajme, i datëlindjes 26.04.1987, lindur ne Selishtë, banues ne lagjen nr 14, Durrës Nishtulla, me shtetesi shqiptare, i dënuar, me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë, deklaruar i mosgjetur me vendim të organit të proçedues, akuzuar për veprat penale ;

• “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë,

• “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal,

• “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e krijuesit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Kodit Penal.

• “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 80 e 25 të Kodit Penal.

• “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

• “Vjedhjes” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

3. Altin Ndoci, i biri i Nikoll dhe i Bardhe i datëlindjes 23.09.1987 lindur në Troshan Lezhe, banues ne Tiranë, Rruga “Tre dëshmorët”, me shtetësi Shqiptare, i dënuar, me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për veprat penale ;

• “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë,

• “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armve shperthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal,

• “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

4. Klevis Alla, i biri Xhemal dhe i Drites i datlindjes 02.07.1998, lindur në Durrës dhe banues në Durrës, lagjia nr.14 “Nishtulla”, me kombësi e shtetësi shqiptare, i padenuar, me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për veprat penale ;

• “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë,

• “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal,

• “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

• “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 80 e 25 të Kodit Penal.

• “Vjedhjes”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

5. Besian Xhixha, i biri i Xhelal dhe i Hurme, lindur më 28.01.1991, në Krujë, me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për veprat penale ;

• “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 80 e 25 të Kodit Penal.

• “Mashtrimit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar përkatësisht nga nenet 143/2 të Kodit Penal.

6. Enver Diva, i biri i Sali dhe Fejzije, lindur më 20.09.1979, në Fushë Mamurras, me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për veprën penale ;

• “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 80 e 25 të Kodit Penal.

Po kështu në Gjykatë u përcoll edhe kërkesa për pushimin e pjesshëm të hetimeve ndaj të pandehurit Klevis Alla, për veprat penale “Vjedhje me dhunë”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar përkatësisht nga nenet 139-25, 236/2 dhe 242 të Kodit Penal, lidhur me episodin e datës 28.06.2018 ndodhur në qytetin e Durrësit, ku është kryer një vjedhje në filialin e Postës Shqiptare në lagjen 18, pasi nga hetimet rezultoi se i pandehuri nuk i ka kryer.