AKTUALITET, 7 Korrik 2021, 08:43

I nxehti afrikan rikthehet në vend, kujdes pikun e vapës, parashikimi i motit

I nxehti afrikan rikthehet në vend, kujdes pikun e vapës, parashikimi

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare në orët e mesditës në relievet malore lindore dhe pjesën jugore.

Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperëndim–verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, hera-herës deri në 12m/sek, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 22/38 diell

Kukës 19/36 diell re

Lezhë 21/36 diell

Dibër 17/34 diell re

Durrës 21/35 diell

Tiranë 23/36 diell

Elbasan 21/36 diell

Berat 21/37 diell

Vlorë 22/34 diell

Korçë 18/31 diell re

Gjirokastër 16/37 diell re

Sarandë 21/34 diell re.