TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria ka arritur në shifrën e një milion vaksinimeve deri më tani. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, me anë të një fotoje në rrjetet sociale.
Objektivi ishte që kjo shifër vaksinimesh të arrihej brenda qershorit, megjithatë janë dashur edhe 6 ditë nga korriku për tu plotësuar 1 milion vaksinime në të gjithë vendin.
Që nga fillimi i pandemisë janë kryer 821,526 testime në total në vendin tonë, ku kanë rezultuar pozitivë 132,544 qytetarë.
Deri më tani janë shëruar 130,033 të prekur me COVID dhe kanë ndërruar jetë 2,456. Aktualisht janë 55 raste aktive dhe në spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar tre pacientë.