AKTUALITET, 7 Korrik 2021, 09:31

Shpërthen bombola e gazit në Koplik, digjet kati i parë i banesës, plagoset rëndë një grua

Një grua ka mbetur e plagosur rëndë pas shpërthimit të një bombole gazi në Koplik.

Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm duke shkrumbuar gjithçka në katin e parë të një banese dy katëshe.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e repartit zjarrfikës të cilët kanë shuar flakët, teksa e zonja e shtëpisë, shtetasja S. Kukaj është dërguar në spital me dëmtime të rënda në trup.

Mësohet se gruaja ka qenë me familjen në shtëpi në momentin kur ka rënë zjarri, por nuk ka mundur të dalë menjëherë.