AKTUALITET, 2 Shkurt 2019, 15:58

Vodhi 800 kg duhan të thatë, kapet shqiptari në Itali (Emri)

Vodhi 800 kg duhan të thatë, kapet shqiptari në Itali (Emri)

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi dyshohet të këtë vjedhur në bashkëpunim një sasi të konsiderueshme duhani. Kjo sasi duhani ishte nxjerrë për tharje nga fermerët në zonën e Maceratës.

Sipas mediave italiane, pas kontrolleve të ushtruara në pranga përfundoi shqiptari Fetah Tota, të cilit iu gjet në një furgon një sasi prej 800 kg duhan i thatë.

Policia e shoqëroi menjëherë shqiptarin. Ai ndodhet në paraburgim, në pritje të marrjes së dënimit nga drejtësia italiane për veprën penale të vjedhjes.