AKTUALITET, 2 Shkurt 2019, 14:33

FOTO+VIDEO/ Meteori godet Kubën, shi gurësh mbi shtëpitë e zonës

Shërbimi Kombëtar i Motit në Key West, Florida, njoftoi se ka marrë informacione se një meteor u pa në qiell mbi Florida Keys në orën 13:20 të së premtes dhe pastaj u përplas në Kubën Perëndimore. “Meteori e grisi qiellin para se të shpërthente dhe të binte si shi mbi shtëpitë në Kubë”, shkruan The Sun.

NWS shkroi në Twitter: “Radari i Nathional Weather Service mund të ketë kapur meteorin që preku Kubën perëndimore sot. Në 1.21 pm, një shenjë u zbulua pranë Vinales, Kubë, në një lartësi 26 mijë këmbë mbi nivelin e tokës.”

Vendasit në qytetin Venales njoftuan se kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm, sipas një mesazhi në Twitter nga korrespodenti i CNN në Havana, Patrick Oppman. Oppman shpërndau fotografi të pjesëve të meteorit që goditi shtëpinë e një banori.