TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Janë ndaluar nga zyrtarët e Gardës Civile spanjolle katër shtetas shqiptarë, të cilët po tentonin të kalonin ilegalisht në Irlandë.
Sipas raportimeve, katër shqiptarët u gjetën të fshehur midis paletave prej druri brenda një kamioni që ishte parkuar në një traget.
Ndërkohë që, ende nuk bëhet i ditur identiteti i tyre, mediat e huaja raportojnë se ka patur një rritje të rasteve kur emigrantët ilegalë kanë tentuar të kalojnë kufirin, duke përdorur si rrugë tranziti kufirin detar përmes trageteve në portin Santander.