AKTUALITET, 27 October 2026, 13:56

Berisha thërret sërish protestë kombëtare: Mbështetje e fuqishme për studentët, asgjë nuk e ndan PD nga mbrojtja e tyre

Berisha thërret sërish protestë kombëtare: Mbështetje e

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka thirrur një tjetër protestë kombëtare të shtunën e 31 tetorit.

Në një konferencë për mediat, lideri demokrat u shpreh se PD mbështet studentët dhe është në mbrojtje të tyre.

“Plotësisht dhe fuqishëm. Partia Demokratike thërret protestë kombëtare në mbështetje të studentëve. Asgjë nuk e ndan më Partinë Demokratike nga këto dy parime: mbështetje e fuqishme, mbrojtje e tyre. Ky është përcaktimi ynë”, u shpreh Berisha.