AKTUALITET, 5 Shtator 2019, 12:40

Vlorë, i shiti mjetin e identifikimit të riut/ Prangoset 52-vjeçari, akuza për falsifikim

Vlorë, i shiti mjetin e identifikimit të riut/ Prangoset


Në prangat e Policisë së Vlorës ka rënë një 52-vjeçar për falsifikim.

Sipas policisë 52 -vjeçari, R.M i ka shitur 27 -vjeçarit me iniciale D.Gj, kopjon e një mjeti identifikimi që i përket një shtetaseje italiane.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe një tjetër procedohet në gjendje të lirë për falsifikim dokumentash.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin R.M., 52 vjeç, banues në Vlorë dhe ka proceduar në gjendje të lirë shtetasin D.Gj., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi nga hetimet e kryera nga ana e Seksionit të Krimit Ekonomik dhe Financiar ka rezultuar se 52 vjeçari i ka shitur 27 vjeçarit kopjon e një mjeti identifikimi që i përket një shtetaseje italiane.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.