AKTUALITET, 5 Shtator 2019, 12:30

20-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga treni në Itali, fotografi: Kalimtarët qeshin me viktimën

20-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga treni në


Një aksident dramatik ka ndodhur në Castelfiorentino, në provincën e Firencës. Një djalë 20-vjeçar, i quajtur Marko Kaziu nga Shqipëria, u përplas nga një tren rajonal në linjën Empoli-Siena.

Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë me helikopter, por për fat të keq Marko Kaziu vdiq gjatë natës së kaluar.

20-vjeçari ishte ngjitur mbi barrierat për të kaluar hekurudhën dhe për tu nisur drejt urës mbi lumin Elsa. Një tren, që vinte nga Siena, e kishte goditur, duke e bërë të përfundojë në anët e shinave. Për më tepër, duket se djali kishte vendosur kufje në vesh, ai nuk e vuri re trenin.

Aksidenti u dëshmua edhe nga fotografi Francesco Nigi, i cili në Facebook denoncoi mosreagimin e kalimtarëve të tjerë të pranishëm atje: "Sapo kanë goditur një djalë me trenin në Castelfiorentino.

Nuk e di nëse është gjallë, pasi tanimë duke parë skenën më lanë mjaft të tronditur. Gjëja që më tmerroi me të vërtetë ishin njerëzit që qeshën për të.

Pavarësisht nga gabimet dhe pakujdesia e djalit që kalon sipër shinave të trenit, nuk mund të qeshet me vdekjen e një personi”.