TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Andi Bejtja
Ndoshta për herë të parë në historinë e saj si organizatë, OSBE-ODIHR, është detyruar të mbajë një raport unik: raport për zgjedhje që edhe vetë i ka konsideruar të jashtëligjshme.
Dhe këtë e ka bërë për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019. I vetmi kuriozitet ka të bëjë me faktin se si mund të skanohen një palë votime moniste nga një organizatë e profilizuar për të montuar zgjedhje pluraliste.
Ndaj, për një njeri që e lexon me dy gram tru në kokë këtë Raport, i duken pa kuptim, jo vetëm titujt qesharak të lëpirëseve të qeverisë të tipit “Zgjedhjet plotësuan standartet, ishin plotësisht të lira”, por edhe titujt seriozë “Raporti rrëzon, zgjedhjet e 30 Qershorit”.
Ky puç institucional, ka sjellë me radhë derivate shkeljesh ligji, një pas një, që nga interpretimi i Kolegjit zgjedhor, reagimi KQZ, etj etj, duke i bërë së pari dhe së fundmi votimet e 30 qershorit të jashtëligjshme.
Kjo që ndodhi me zgjedhjet e 30 qershorit të vitit 2019, më shumë se sa një grusht për standartin e zgjedhjeve pluraliste, qe një vare e rëndë në rrugën e ndërtimit të shtetit ligjor dhe demokracisë. Koha dhe këto sidomos këto 30 vjet kanë dëshmuar se gjëja më e vështirë për ne, kanë qenë ndërtimi shtetit ligjor dhe vendosja e sidomos më shumë mbajtja e atyre standarteve që mezi i vendosim.
30 qershori i vitit 2019, jo si histori zgjedhjesh pluraliste, por si kulmi I historikut të antentave ndaj shtetit ligjor, që janë bërë në Shqipëri ndër vite, na ka kthyer shumë pas. Shumë individë, organizata, do e lexojnë me vëmendje këtë Raport final, për një palë zgjedhje të jashtëligjshme: disa për të gjetur justifikime për për varenë që i ranë këtij shteti, disa ndoshta dhe se kanë frikë se një ditë mund të përgjigjen ligjërisht për këtë krim e puc institucional që kanë bërë. Po me dorë në zemër e me ndërgjegje këtë raport për një palë zgjedhje të paligjshme, duhet ta lexojë sidomos zyrtari i nderuar amerikan, tashmë i dërguar i posaçëm për Ballkanin Mathew Palmer, i cili edhe pas dekretit të Presidentit të Republikës, bëri thirrje publike që zgjedhjet të mbahen më 30 qershor.
Askush nuk e vë në dyshim që zoti Palmer është nisur nga dëshira të mira, por pas publikimit të këtij raporti final nga OSBE-ODHIR, parë nga aspekti i forcimit të demokracisë dhe shtetit ligjor, ai nuk është as më shumë e as më pak, por në rastin më të mirë: një nga ata që penguan botimin e Dekretit të Presidentit ne Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë.