AKTUALITET, 5 Shtator 2019, 12:04

“Pak dashuri në veprim për fëmijët”, Meta i adresohet bashkisë: Këto zona të mos shpopullohen më

“Pak dashuri në veprim për fëmijët”, Meta i


Presidenti Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme një grup fëmijësh në zonën e Bizës për prindërit e të cilëve shprehet se kërkojnë një kopsht të ri.

Duke adresuar në njëfarë mënyre edhe një thirrje ndaj bashkisë së kryeqytetit duke u shprehur se beson që me pak dashuri në veprim do ta kenë.

Presidenti vijon më tej në Facebook duke thënë se fëmijët e Bizës nuk janë të vetmit të cilët kanë këtë kërkesë.

“Fëmijët e Bizës dhe prindërit e tyre kërkojnë një kopsht të ri. Unë besoj se me pak dashuri në veprim do ta kenë.

Por ata nuk janë të vetmit të cilët kanë këtë kërkesë. Ndaj na duhet shumë dashuri në veprim, që këto zona të mrekullueshme të mos shpopullohen më”, shprehet Meta.

Ai ka marrë pjesë në meshën e mbajtur në Bizë (Ishëm) nga Padre Serxhio, për Shën Nënë Terezën.