AKTUALITET, 22 Prill 2020, 14:23

Vlorë, gjendet i pajetë i moshuari brenda banesës së tij, dyshimet e para

Vlorë, gjendet i pajetë i moshuari brenda banesës së tij,


Një 75-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në banesën e tij në lagjen “Rilindja” në Vlorë.

Kanë qenë komshinjtë ata që kanë njoftuar Policinë. Mësohet se nuk ka pasur shenja dhune në trupin e të moshuarit.

Dyshohet të ketë humbur jetën për shkaqe natyrore.

Por, pritet ekspertiza mjeko-ligjore, e cila do të zbulojë shkaqet e vdekjes. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.