AKTUALITET, 21 August 2026, 09:42

Vlorë/ Bie nga ballkoni i pallatit, humb jetën një 50-vjeçar! Detajet

Një person rreth 50 vjeç ka humbur jetën mëngjesin e sotëm (21 gusht), pasi ka rënë nga ballkoni i një pallati në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë, pranë Kishës Ortodokse.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 09:00, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarës.