AKTUALITET, 21 Shkurt 2019, 23:25

'Vlora është transformuar', Agron Shehaj i kthehet Shalsit: Nuk gënjehen vlonjatët me një Lungomare

'Vlora është transformuar', Agron Shehaj i kthehet Shalsit:

Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj, është përplasur mbrëmjen e sotme me socialistin Eduart Shalsi, teksa kanë folur për zhvillimin e qytetit të Vlorës.

Shalsi i ka thënë deputetit të Vlorës se duhet ta pranonte që qyteti ishte transformuar, ndërsa Shehaj ka ndërhyrë menjëherë duke u shprehur se vlonjatët nuk gënjehen me një Lungomare.

Pjesë nga debati:

Shalsi: Prano që Vlora është trasformuar

Shehaj: Mos përmend Vlorën se ka ikur gjysma e popullsisë, nuk gënjehen vlonjatët me një Lungomare.

Shalsi: Është e drejta jote të adhurosh Berishën, Bashën, por nëse nuk arrrin të dallosh transformimin.

Shehaj: Opozita ka një plan të qartë dhe të korruptuarit të dalin para drejtësisë. Ky është plani. Opozita do bëjë protesta se e keni kthyer parlamentin në një vend hajdutësh.

Shalsi:  Nuk besoj që këto janë arsye për tu trembur

Shehaj: Ti dhe shokët e tu, shkoni në burg nëse zhvisheni nga imuniteti