TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Menjëherë pas daljes për mediat kryeministri Edi Rama ka vijuar me sulmet ndaj kundërshtarve të tij në politikë.
Përmes një postimi në Instagram, kreu i Qeverisë ndan një videomontazh ku shfaqen figurat kryesore të Opozitës së Bashkuar.
Në video kreu i PD-së, Lulzim Basha me mikrofon në dorë teksa këndon himnin kombëtar të vendit para jurisë së “The Voice Kids Albania”, ndërsa Monika Kryemadhi së bashku me ish-kryeministrin Sali Berisha e inkurajojnë. Gjatë videos dëgjohen edhe pjesëtarët e jurisë të cilët shprehen “Çun apo gocë”, “Obobo”, “Më zhgënjeu” etj.
Ndërsa Rama krahas saj fton gjithë shqiptarët të qeshin.
“Komplimenta autorëve?Le të qeshin të gjithë shqiptarët e mirë në mbyllje të kësaj dite”, shkruan Rama.