AKTUALITET, 21 Shkurt 2019, 22:09

Lubonja: Cilat janë anët pozitive të djegies së mandateve dhe rreziku që ekziston për opozitën

Lubonja: Cilat janë anët pozitive të djegies së mandateve

Analisti Fatos Lubonja, komentoi vendimin e opozitës për djegien e mandateve parlamentare. Lubonja tha se ky akt ka anët e veta pozitive por mundet edhe të rrezikojë opozitën dhe ta cojë drejt asgjësimit.

“Fatet e Shqipërisë i kanë vendosur gjithmonë ndërkombëtarët dhe jo partitë politike dhe shqiptarët.

Në këtë kuptim, kjo ka anën e vet pozitive, sepse hedh prozhektorët mbi cfarë po ndodh në Shqipëri. Në 1997, një nga goditjet që mori Berisha ishte kur bëri shkrimin “The Independent”, se kishim të bënim me një shtet gangster.

Ne sot, kemi një qeveri gangstere, por ndërkombëtërët ende nuk e dinë këtë. Kjo mundet të sensibilizojë ndërkombëtarët dhe në këtë aspekt ka anën e vet pozitive.

Ndërsa ana negative, është se kam dyshimet e mia, se këta tani u lidhën me popullin. Shkuan nga oligarkët që kanë patur, me popullin. Këtu kam dyshimet e mia.

Unë gjykoj që Edi Rama ka një design politik për të kontrolluar gjithcka dhe për të eleminuar kundërshtarët.

Këtu lind pyetja, a mundet më në këtë Shqipëri, të lindë dhe një parti e të ndershmëve apo nuk lind dot fare.

Në këtë design që ka Rama, kjo opozitë mund të shkatërrohet dhe të shkërmoqet në vend që të forcohet. Kjo mund të krijojë një situatë që të kontrollohen edhe më shumë pushtetet, me këta ndërkombëtarët që kanë mbështetur Gadafin apo Princin e Arabisë Saudite. Këtë kam unë si dilemë”, u shpreh Lubonja.

/TPZ.AL/