AKTUALITET, 21 Shkurt 2019, 21:42

Kryemadhi rrëfen bisedën me zyrtarin e lartë amerikan: Kujtonte se ishte shembur kryeministria…

Kryemadhi rrëfen bisedën me zyrtarin e lartë amerikan: Kujtonte

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka rrëfyer bisedën telefonike me zv.ndihmës sekretarin e shtetet të SHBA, Matheë Palmer.

Kryemadhi u shpreh se ai ishte i disinformuar dhe mendonte se protestuesit kishin shembur kryeministrin.

“I kam thënë zotit Palmer, se Shqipëria është shndërruar në një vend ku lulëzon krimi i organizuar, është lavatrice e parave të drogës.

I shpjegova që qeveria ka ardhur në pushtet me vota të blera dhe janë përgjimet e prokurorisë që e vërtetojnë. Zoti Palmer tha; ‘të kuptoj shumë mirë, vetëm protesta të jetë paqësore nesër.

Për mos djegien e mandateve, ma kërkoi por unë i thash është mbyllur si proces. Zoti Palmer nuk e dinte se ishte prishur vetëm kërpudha në kryeministri, kujtonte se ishte shembur vetëm kërpudha. Nuk e dinte se ishte përdorur helme luftareke nga qeveria, por mendonin se i hodhën protestuesit.

Kryemadhi debatoi edhe me gazetarin Carlo Bolino lidhur me gazin helmues që u përdor në protestë.

Carlo Bolino: Lloji i gazit i përdorur tek kryeministria, është aprovuar kur ju keni qenë në pushtet. Ju nuk mund të ankoheni sepse keni qenë pjesë e qeverisë.

Monika Kryemadhi: Kam qenë pjesë e qeverisë, por, Carlo uroj të marrësh pjesë në mbledhjet e qeverisë së Edi Ramës se cfarë bën.

Ministrat tanë na thanë që nuk është miratuar, por është firmosur në mënyrë të paligjshme.

Bolino: Nuk mund të thoni për cdo gjë që nuk ju përlqen, që është e paligjshme.

/TPZ.AL/