AKTUALITET, 21 Shkurt 2019, 22:43

Debati/ Bolino: Në protestë ishin militantët që vijnë me autobuzë, ja si i përgjigjet Enkelejd Alibeaj

Debati/ Bolino: Në protestë ishin militantët që vijnë

Analisti Carlo Bolino, ka debatuar me Enkelejd Alibeajn lidhur me protestat e zhvilluara nga opozita. Sipas Bolinos këto janë mitingje të opozitës ku marrin pjesë militantë.

Pjesë nga debati:

Carlo Bolino: Opozita duhet të kultivojë shpresën se populli do ti shkojë mbrapa.

Enkelejd Alibeaj: Shqiptarët e kanë marrë në dorë tani.

Carlo Bolino: Te protesta ishin militantët të grumbulluar nga partia.

Enkelejd Alibeaj: A ishe në Tiranë? A e pe protestën?

Carlo Bolino : Ishte një miting.

Enkelejd Alibeaj: Të thuash militant, është të thuash se nuk kanë ardhur prej krimit dhe varfërise por për partinë. Ne i dimë forcat tona, se cfarë mund të mbledhë për besnikëri partiake dhe cfarë do të thotë të bashkëngjiten qytetarët.

Carlo Bolino: Një qeveri në historinë e demokracisë, nuk rrëzohet nga mitingjet por nga lëvizjet popullore. Për të transformuar një miting në një lëvizje popullore, duhet një bajraktar që ushqen protestën. Nëse protesta juaj bazohet mbi elementë të pavërtetë, bie roli juaj.

Alibeaj: Cilat? Që janë vjedhur zgjedhjet dhe e tha Zëri i Amerikës?

Carlo Bolino: Ju keni folur për zgjedhjet e vjedhura. Unë nuk jam nga ata që shkojnë pas perceptimet. Jam manjak i fakteve. Kam lexuar 4 raportet e ODHIR, që është arbitër në cdo zgjedhje në botë. Në 2005 ka patur mijëra ankesa. Në 2017, ka patur 3 ankesa, nga të cilat KQZ i ka rrëzuar dhe ka cuar në prokurori 70 komisionerë që kanë vjedhur vota te PS dhe Libra. Ju cilësoni si vjedhje flagrante, nuk është e besueshme.

Fatos Lubonja: Unë gjykoj se nuk mund të krahasohen dy periudha të ndryshme. Nuk mund ta bësh krahasim me 2005 me 2017. Nuk i ka ODHIR instrumentat për të kapur se krimi i organizuar merr votat. Nuk ka ndodhur si në përiudhën e Ramës, që të gjitha mediat kryesore, të jenë të kapura nga Rama.

/TPZ.AL/