SPORT, 5 Dhjetor 2020, 15:47

Vllaznia merr sërish kreun e Kategorisë Superiore, Skënderbeu barazon me Laçin

Vllaznia merr sërish kreun e Kategorisë Superiore, Skënderbeu

Vllaznia në festë, Skënderbeu ngrin në fund me Laçin. Shkodranët mposhtën Bylisin në “Loro Boriçi” me rezultatin 1-0 kundër Bylisit dhe rikthehen në vendin e parë, duke parakaluar Partizanin.

Skuadra kuqeblu e kërkoi me ngulm golin dhe në pjesën e parë portieri Qirko ishte shpëtimtar në një rast të Dungës, kurse në një moment tjetër traversa e shpëtoi. Fatet e ndeshjes u vendosën në minutën e 51-të në fillim të pjesës së dytë, kur Imami me kokë ndëshkoi ballshiotët dhe deri në fund rezultati nuk ndryshoi.

Në Korçë u zhvillua një ndeshje dramatike në takimin midis Skënderbeut me Laëin (1-1). Marku për Laçin ishte i rrezikshëm në fillim, kurse për vendasit Mensah dhe Mara. Ndeshja u zhbllokua në pjesën e dytë, nga ky i fundit, që realizoi një gol shumë të bukur. Armah mund të shënonte edhe të dytin në shtesë, por nuk ia doli. Harmon në fund u ndëshkoi korçarët, ndërsa Deliu kishte mundësinë të shënonte edhe golin e përmbysjes