SPORT, 4 Dhjetor 2020, 15:08

COVID-19 shfaqet sërish në futbollin shqiptar, prek një trajner të Kategorisë së Parë

COVID-19 shfaqet sërish në futbollin shqiptar, prek një trajner

COVID-19, sërish është bërë prezent në futbollin shqiptar teksa së fundmi mësohet se ka rezultuar pozitiv trajneri i Flamurtarit, Dritan Resuli.

Ky i fundit pasi kishte shfaqur simptoma, iu nënshtrua testimit që konfirmoi dyshimet për koronavirus. Tashmë, trajneri është detyruar të izolohet për të mos rrezikuar një përhapje të në skuadër, edhe pse në Vlorë tashmë duhet të bëjnë testin të gjithë lojtarët pasi siguria vjen në rradhë të parë.

Ndërkaq, kujtojmë se pak ditë më parë, trajneri i Lushnjes, Ilir Gjyla ia doli ta kalonte me sukses provën e tij ndaj virusit të rrezikshëm dhe e njëjta gjë urohet edhe për Resulin.