TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i Fiorentinës, Cesare Prandelli, doli i dyshuar pozitiv në tamponin e të martës dhe u izolua menjëherë, por klubi vjollcë ka konfirmuar mbrëmjen e sotme se tre testet në tre ditët e ardhshme kanë konfirmuar se tekniku nuk është i prekur nga koronavirusi.
Kështu nga nesër Prandelli do të drejtojë seancat stërvitore të Fiorentinës dhe do të përgatisë ndeshjen e të hënës ndaj Genoas, ku do të jetë në pankinë dhe do të kërkojë fitoren e parë si trajner i skuadrës vjollcë.
Lajme të mira edhe për trajnerin e Interit, Antonio Conte, pasi mbrojtësi serb Alexander Kolarov ka arritur të mposhtë koronavirusin dhe i është bashkuar skuadrës në seancat stërvitore, ndërsa pritet të jetë në pankinë në ndeshjen e të mërkurës ndaj Shakhtar Donetsk.
Ka mposhtur koronavirusin edhe fantazisti rus i Atalantës, Miranchuk, i cili pritet të vihet në dispozicion të trajnerit Gasperini që për ndeshjen e të dielës ndaj Udineses, ku bergamaskët do të kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat.