TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është vlerësuar nga homologja e tij kroate, Grabar-Kitarović, me “Urdhrin e Lartë të Mbretit Tomislav me Shirit dhe Yllin e Madh”.
Meta shprehet me anë të një reagimi në rrjetët sociale, se akordimi I Titullit më të lartë të Republikës së Kroacisë, e motivon në forcimin e mëtejshëm në marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Shumë i nderuar për vlerësimin nga Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarović, me “Urdhrin e Lartë të Mbretit Tomislav me Shirit dhe Yllin e Madh”.
Akordimi i Titullit më të lartë të Republikës së Kroacisë, më motivon për të punuar pa u lodhur për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera historike e tradicionale mes dy vendeve e popujve tanë në të gjitha fushat.
Shqipëria dhe Kroacia, partnerë strategjikë, krah për krah në çdo sfidë! ?????”, shkruan Presidenti.