AKTUALITET, 19 Maj 2021, 19:00

Vjen më në fund një reagim nga PD, Klevis Balliu mbron Berishën: Nuk shpallet historia non-grata...

Vjen më në fund një reagim nga PD, Klevis Balliu mbron


Pas shpalljes së Sali Berishës, non-grata nga SHBA dhe përcaktimit të tij si "i korruptuar", heshtja e madhe ka pllakosur në Partinë Demokratike dhe askush nuk guxon të flasë. Lidershipi i partisë, ende nuk e di si të sillet me këtë ngjarje. Ndërkohë që një reagim ka ardhur nga Klevis Balliu.

Edhe pse nuk do të jetë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, Balliu nuk mund ta braktisë kurrë Sali Berishën. Ai deklaron se "nuk mund të shpallet non grata historia" dhe se Sali Berishës këtë keqe, ja ka bërë Sorosi.

Reagimi i plotë i Klevis Balliut: 

NUK SHPALLET NON GRATA HISTORIA

Sali Berisha është historia e luftës kundër komunizmit;

E sjelljes së demokracisë

E antarësimit të vendit në NATO

E liberalizimit të vizave dhe e orintimit Euroatlantik të politikës shqiptare.

Ai është mbrojtësi i Kosovës dhe vlerësuesi më i lartë i Demokracisë Amerikane.

Sali Berisha është roja i çështjes kombëtare dhe denoncuesi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivelet më të larta të qeveritarëve të sotëm.

Lobingu Sorosis nuk ja arrin dhe kurrë nuk do tja arrijë të bindë njeri në Shqipëri për të kundërtën