AKTUALITET, 19 Maj 2021, 18:35

Berisha "non grata" në SHBA, reagon Selami: Faleminderit USA! Fillimi i fundit të korrupsionit në Shqipëri

Berisha "non grata" në SHBA, reagon Selami: Faleminderit USA!
Ish-kryetari i Partisë Demokratike Eduart Selami ka reaguar për shpalljen non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij. Përmes një postimi në Twitter, Selami shprehet se se ky është fillimi i fundit të korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë së gjatë në Shqipëri. “Fillimi i fundit të korrupsionit dhe pandëshkimit të lartë dhe të gjatë në Shqipëri. Faleminderit USA”, shkruan Selami.