TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish kryeministri Sali Berisha, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale, pas shpalljes non-grata nga SHBA, për shkak të “korrupsionit madhor”.
Berisha i drejtohet në statusin e tij, Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, ku hedh poshtë akuzat për korrupsion ndaj tij dhe familjarëve.
Berisha rendit edhe disa denoncime që ai ka bërë, ku bie në sy edhe përmendja e miliarderit George Soros, për të cilin Berisha thotë se është "korruptor i politikanëve" dhe "armik i demokracisë".
Berisha gjithashtu i thotë Sekretarit të Shtetit, Blinken, se ai ka denoncuar "projektin e ndryshimit të kufijve të Kosovës", që sipas Berishës, është përgatitur nga "fondacioni i George Soros në Beograd".
Është e paqartë përse Berisha e përmend Sorosin, por kjo lë të kupthet, se ish kryeministri po hedh dyshime, se ka një lidhje mes shpalljes së tij non grata dhe Soros.
“Une gjithashtu kam denoncuar ne mediat shqiptare dhe te huaja, duke ditur shume mire pozicionin por edhe lidhjet e panumerta te tij, multimiliardierin George Soros, si korruptorin me kryesor te politikaneve te sotem dhe ne gjykimin tim, si nje armik te vertete te demokracise ne vendin tim.
Perveç kesaj kam denoncuar i pari dhe me forcen me te madhe, publikisht dhe vetem publikisht, projektin e ndryshimit te Kufijve te Kosoves, i pregatiur nga fondacioni i George Sorosit ne Beograd, per çka dhe dhe jam kercenuar per pasoja, por natyrsht nuk jam impresionuar.“, shkruan Berisha ndër të tjera.
Berisha i kërkon Sekretarit të Shtetit të publikojë provat me anë të të cilave, e kanë shpallur non-grata dhe e konsiderojnë të korruptuar.
Reagimi i plotë i Sali Berishës:
Pergjigje zotit Antony Blinken, Sekretar i Departamentit te Shtetit te SHBA per vendimin e tij per te ndaluar hyrjen time ne SHBA!
Zoti Sekretar!
Nga mediat u njoha me vendimin tuaj te shpallur ne twitter per te ndaluar hyrjen time ne SHBA.
Lidhur me kete vendim dua te shpreh sa vijon.
Gjate 30 viteve ne politike nuk ka ekzistuar kurre asnje akuze ne adrese time, nga asnje person, asnje institucion vendas apo i huaj per abuzim te fondeve publike dhe çfaredo lloj tjeter korrupsioni.
Shtoj gjithashtu se gjate te gjitha viteve te mia ne pushtet, por dhe deri me sot, familjaret e mi nuk kane perfituar kurre nga fonde dhe asete publike dhe kane zbatuar me rigorozitet te plote ligjet e vendit. Ata deri me sot nuk kane qene kurre nen akuze nga drejtesia shqiptare apo e ndonje vendi tjeter.
Duke shprehur keqardhje per vendimin dhe duke e konsideruar ate pa asnje baze konkrete, ju ftoj te beni publike çdo fakt e dokument qe administrata e juaj, apo kushdo ne bote, mund te disponoje per te argumentuar pretendimin tuaj per mua dhe familjaret e mi.
Gjithashtu gjykoj se nje nder faktoret me kryesore qe qeveria qe une kam drejtuar arriti te anetaresoje Shqiperine ne NATO, te firmose Marrveshjen e Stabilizimit Asociimit dhe liberalizoje vizat me Bashkimin Europian, te arrije nivelin e pragut te MCAC, dhe te terheqe investime madhore, por edhe te shenoje kulme ne marredheniet midis dy vendeve tona mike, ka qene lufta e suksesshme kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar e dokumentuar kjo dhe ne raporte dhe vleresime te qeverise se SHBA.
Gjate 30 viteve ne politike une kam patur ne SHBA, dhe kam me shume se ne cdo vend tjeter, miq te medhenj, me te cilet ndihem gjithnje krenar. Mirenjohja ime mbetet e pakufishme per gjithçka vendi i juaj i madh ka bere per lirine e kombit tim.
Po keshtu jam perpjekur dhe nuk kam nguruar kurre te marr cdo vendim ne interes te perbashket midis dy vendeve.
Dua te theksoj se vendimi juaj nuk mund te lekunde kurre admirimin tim per vendin, kombin e madh e mik amerikan dhe miqte e mi ne SHBA.
Zoti sekretar!
Une kam 8 vite qe kam dhene doreheqjen nga çdo funksion drejtues dhe jam larguar nga pushteti por kam qendruar i vendosur ne mbrojtjen e interesit publik dhe kombetar te shqiptareve, ashtu siç i vleresoj une ato.
Une kam denoncuar me shume se kushdo tjeter ne kete vend publikisht brenda dhe jashte vendit, krimin e organizuar shqiptar dhe bandat e tij, kartelet e droges, lidhjet e tyre me zyrtaret me te larte shqiptare, por edhe te huaj, korrupsionin e papermbajtur qeveritar ne Shqiperi.
Po keshtu une kam mbeshtetur reformen ne drejtesi e te gjitha ndryshimet kushtetuese, por kam kritikuar dhe denoncuar çdo akt te ndermarre ne kundershtim flagrant me amendamentet kushtetuese per vendosjen e kontrollit te plote politik mbi sistemin e drejtesise.
Une gjithashtu kam denoncuar ne mediat shqiptare dhe te huaja, duke ditur shume mire pozicionin por edhe lidhjet e panumerta te tij, multimiliardierin George Soros, si korruptorin me kryesor te politikaneve te sotem dhe ne gjykimin tim, si nje armik te vertete te demokracise ne vendin tim.
Perveç kesaj kam denoncuar i pari dhe me forcen me te madhe, publikisht dhe vetem publikisht, projektin e ndryshimit te Kufijve te Kosoves, i pregatiur nga fondacioni i George Sorosit ne Beograd, per çka dhe dhe jam kercenuar per pasoja, por natyrsht nuk jam impresionuar.
Se fundi, duke mos pretenduar kurre se une jam i pagabueshem, duhet t’ju garantoj se une ndjehem krenar me te gjitha qendrimet e mia dhe ju siguroj se ato kane qene dhe do te jene te motivuara vetem nga interesi publik dhe kombetar i kombit shqiptar dhe e verteta, te cilat une i kam mbrojtur njelloj si sot edhe ne kohen kur te rinjte shqiptare ekzekutoheshin ne kufi per realizimin e endrres tyre amerikane.
Sinqerisht Sali Berisha!
Në deklaratën publike të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, ka detaje mjaft të rënda, ku flitet për krime si korrupsioni dhe abuzimi me fondet publike. Aty përshkruhet, se si Berisha, sipas SHBA-ve, ka përdorur pushtetin për përfitime personale, në interes të familjarëve të tij dhe të aleatëve të tij, për t’i pasuruar ata.
“Veçanërisht në cilësinë e tij zyrtar si Kryeministër i Shqipërisë, Berisha u përfshi në akte korruptive, si shpërdorimin e fondeve publike dhe ndërhyrjen në procese publike, përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe familjarët e tij, në kurriz të besueshmërisë së popullit shqiptar tek institucionevt qeverisëse dhe zyrtarët publikë”, thuhet në deklaratë.
Veç Berishës, hyrja në SHBA i ndalohet edhe bashkëshortes së tij, Liri Berisha dhe fëmijëve, Shkëlzen Berisha dhe Argita Berisha Malltezi.
Kujtojmë se Sali Berisha e ka përshkruar gjithmonë veten si një “pro amerikan”, por me sa duket goditja më e madhe e jetës së tij, ka ardhur pikërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Deklarata e Departamentit të Shtetit:
“Sot unë po e përcaktoj publikisht Sali Berishën, ish President i Shqipërisë, ish Kryeministër i Shqipërisë dhe ish deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për shkak të përfshirjes së tij në korruption madhor. Veçanërisht në cilësinë e tij zyrtar si Kryeministër i Shqipërisë, Berisha u përfshi në akte korruptive, si shpërdorimin e fondeve publike dhe ndërhyrjen në procese publike, përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe familjarët e tij, në kurriz të besueshmërisë së popullit shqiptar tek institucionevt qeverisëse dhe zyrtarët publikë.
Gjithashtu, retorika e tij tregon që ai është i gatshëm të mbrojë veten e tij, familjarët dhe aleatët politikë, në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve anti-korrupsion dhe masave të llogaridhënies. Me këtë përcaktim, unë jam duke rikonfirmuar nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset demokratike dhe veprimet e zyrtarëve publikë.
Ky përcaktim bëhet sipas nenint 7031(c) Department of State, Foreign Operations, and Related Programs Appropriations Act, 2021.
Përveç Berishës, unë po përcaktoj publikisht, gruan e tij Liri Berisha, djali i tij, Shkëlzen Berisha dhe vajza e tij Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk lejohet të udhëtojnë në SHBA“, thuhet në deklaratën publike.
Njoftimi i Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në Twitter:
“Veprimet korruptive të ish presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, e kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Unë po e përcaktoj publikisht Berishën dhe familjarët e tij të afërt, si të papërshtatshëm, për t’u futur në SHBA. Ne qëndrojmë të bashkuar kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Blinken.
/TPZ.al/