TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një postim në rrjetes sociale se jemi të motivuar për të ecur përpara, për të ndëshkuar me Forcën e Ligjit krimin e organizuar e korrupsionin, si dhe sekuestrimin e pasurive të tyre të paligjshme. Mbështetja e partnerëve në këtë projekt, është garanci edhe për suksesin.
“Në 3 ditë, axhendë e ngjeshur takimesh në Kongres, DASH, Departamentin e Drejtësisë, FBI, DEA etj. Bisedime pune rezultative. Faleminderit të gjithëve për mikpritjen e veçantë që na rezervuan!
Të inkurajuar nga vlerësimet tejet pozitive për çfarë jemi duke bërë, bashkëpunimin e ofruar dhe besimin e dhënë për të vazhduar së bashku në këtë rrugë. Mirënjohje miqve e partnerëve tanë amerikane për mbështetjen e veçantë!
Të motivuar për të ecur përpara, për të ndëshkuar me Forcën e Ligjit krimin e organizuar e korrupsionin, si dhe sekuestrimin e pasurive të tyre të paligjshme! Hap pas hapi për rezultate konkrete. Në zbatim të ligjit, në shërbim të qytetarëve!
Sot akoma më shumë, të motivuar për të ecur në rrugën e nisur. Shpifjet dhe balta që hidhet, tani nuk mundet ta ndalin projektin kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Mbështetja e partnerëve në këtë projekt, është garanci edhe për suksesin e BKH e SPAK në të ardhmen e afërt,” shkruan Xhafaj.