AKTUALITET, 25 Mars 2018, 18:48

Lagerbak: Na pret një ndeshje e vështirë në Shqipëri, Panuçi po aplikon sistem të ri

Lagerbak: Na pret një ndeshje e vështirë në Shqipëri,

Kombëtarja e Norvegjisë ka zhvilluar gjatë ditës së sotme stërvitje në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”, ndërkohë që trajneri suedez i Norvegjisë, Lars Lagerbak ka folur në konferencë për mediat në lidhje me këtë ndeshje miqësore, ku ka vlerësuar maksimalisht Shqipërinë. Ai është shprehur se Shqipëria ka një ekip të mirë dhe trajneri Panuçi po aplikon një sistem të ri në lojë, prandaj e di që kjo ndeshje do të jetë e vështirë.

"Pas takimit ndaj Australisë nisëm të mendonim për Shqipërinë. Mendoj se na pret një përballje e vështirë. Kemi provuar në këto dy ditë të studiojmë lojën e Shqipërisë dhe e di që trajneri Panuçi po aplikon një sistem të ri, për këtë arsye po përgatisim lojtarët që të jenë të gatshëm për disa module të ndryshëm. Shqipëria ka një ekip të mirë në teknikë dhe janë të fortë fizikisht. Ata po punojnë fort dhe po bëjnë një punë të mirë. Kam shumë respekt për Shqipërinë dhe mendoj se kanë një grup të mirë lojtarësh. Në Europian u paraqitën mjaft mirë, e ritheksoj e vlerësoj Panuçin dhe ekipin shqiptar

Loja e Norvegjisë? Unë si trajner kam një filozofi dhe dua që të bëjmë lojën tonë në çdo takim, pavarësisht kundërshtarit. Ne do të shkojmë në Elbasan për të imponuar futbollin tonë dhe natyrisht që mund të ketë momente gjatë ndeshjes që do të duhet t’i përshtatesh edhe kundërshtarit.

Të rinjtë? Kam bindjen se duhet të punohet fort me sektorin e të rinjve dhe më kryesorja duhen trajnerë të aftë. Duhet të punohet me kushte bashkëkohore dhe nëse çdo gjë kryhet në mënyrë të saktë atëherë mund të presësh rezultatet”, u shpreh trajneri Lagerbak.