LIFESTYLE, 21 Maj 2019, 10:36

VIP-et shqiptare si 'çuna', ju prezantojnë me vajzat i kanë prerë shumë shkurt flokët


Bota e modës na prezanton trende nga më të ndryshmet. Disa duken absurde dhe përqafohen një një numër i pakët, vetëm nga guximtarët, e ndërsa disa të tjera pëlqehen në masë. Kështu ishte edhe trendi i flokëve të shkurtra. Pas disa yjeve botërorë, edhe shumë VIP-a shqiptarë i kanë prerë flokët shumë shkurt.

Kiara Tito, Bora Zemani, Dua Lipa dhe së fundi edhe Emina Cunmulaj. Kjo e fundit ka rrëfyer se i ka dhuruar flokët e saj për njerëzit që vuajnë nga kancer. Për vajzat e tjera mund të themi se i kanë prerë për modë.

Nuk mund të lëmë pa përmendur, se ky trend ka ardhur edhe si nevojë më tepër. Duke qenë VIP-a , nuk i shpëtojnë pjastrave apo tharëseve që përdoren çdo ditë. Kështu një rigjenerim floku, ishte i domosdoshëm!

Bora Zemani

Emina Cunmulaj

Dua Lipa