LIFESTYLE, 20 Maj 2019, 23:27

Drejt burgut për të vizituar Stresin, Kejsi shfaqet krah Sali Lushajt (Video)

Drejt burgut për të vizituar Stresin, Kejsi shfaqet krah Sali Lushajt


Kejsi Lushaj, partnerja e reperit Arkimed Lushaj që prej muajsh ndodhet në burgun e Fushë-Krujës është kthyer së fundmi në Shqipëri.

24-vjeçarja ka bërë disa postime në Instastory ku shihet se është nisur drejt Fushë-Kruëjs. Me siguri për të takuar partnerin e saj, reperin Stresi.

Ndërkohë që në sfondin e videove dëgjohet kënga e reperit ‘Mos ma luni gocën’, Kejsi shihet në makinë me babain e Stresit, Sali Lushaj.

Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi u arrestua nga policia e Tiranës, më 17 tetor të vitit 2018. Ai u kap në një hotel në Linzë dhe akuzohet se është pjesë e një grupi kriminal në Tiranë që merrej me shitjen e narkotikëve.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/05/keisi-lushaj.mp4"][/video]