LIFESTYLE, 21 Maj 2019, 10:00

Luana poston foton ku shfaqet super sexy dhe ka një mesazh për të gjitha zonjat!


Moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca prej pak ditësh ndodhet në Venecia dhe nga fotot e para që publikoi për një moment menduam se ishte vetëm, por JO. Bukuroshes iu bashkua e motra Marina së bashku me bashkëshortin Getoarin. Po Krenari, i dashuri i shumëpërfolur i saj a është me to? Sigurisht! Ditën e djeshme, siç shumica prej jush mund t’i kenë parë, u shpërndanë disa foto ekskluzive nga “iconstyle.al” ku shfaqeshin të katërt, në pritje për të hyrë në një prej ndërtesave turistike të Venecias. E dimë që po prisni të shikoni foton e publikuar nga Luana ku shfaqet super sexy dhe të zbuloni mesazhin që ajo ka për të gjitha zonjat, kështu që, tani po dalim direkt e në temë. Moderatorja ka postuar një foto në Instagram, përmes së cilës i ka tërbuar të gjithë ndjekësit. Mjaft elegante, me trupin si sirenë, Luana vërtet na la pa fjalë! Ndërsa mesazhi që ajo ka për të gjitha zonjat nuk mund të ishte më i goditur se kaq: “Rregulli numër një për një zonjë: Qëndro me klas!”
 
View this post on Instagram
 

Rule nr 1 for a lady.. Stay Classy !

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

com/embed.js"></script>