TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja Eleni Foureira bëri edhe një herë përshtypje me praninë e saj në skenën e finales së madhe të Eurovizionit, e cila u mbajt të shtunën, më 18 maj në Tel Aviv.
Me një veshje interesante dhe energjinë që e karakterizon, këngëtarja me origjinë shqiptare u shfaq në skenën e Eurovizionit jo për të kënduar atë që të gjithë prisnin, "Fuego", por "Dancing Lasha Tumbai" të Verka Serduchkas.
Dhe "djegia" e skenës së Eurovizionit ka shtuar fansat dhe admiruesit e saj si artiste, përfshirë edhe ata në Instagram, ku i ka tejkaluar 1 milion.
