LIFESTYLE, 20 Maj 2019, 23:23

I ‘dha duart’ me anë të Instagramit, ish-partnerja ja thotë troç Stines: S’e di ç’ke humbur


Vetëm pak kohë më parë, ndarja e Stines nga partnerja e tij, Graciela me të cilën ka edhe një vajzë bëri shumë bujë në media. Këngëtari me anë të një statusi në rrjetet sociale, i dha lamtumirën nënës së vajzës së tij.

Mirëpo Graciela, mesa duket ka ende rezerva në lidhje me këtë vendim të këngëtarit shqiptar, Nesti Duka.

Teksa u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale, Graciela ka ngacmuar pak Stinen.

Ça të pyesim, ai Stine nuk e di çfarë ka humbur,”- i thotë njëri prej fansave.

“Po ashtu mendoj edhe unë,”- shkruan Graci duke lënë të kuptojë që ende e lëndon ndarja me këngëtarin.