Në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit, edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga i uroi të gjithë besimtarët musliman dhe nisi agjërimin. Në një postim në Instagram, e mbuluar me shami ajo kërkonte falje për tre gjëra.
I gjithë rrjeti u çudit me këtë zgjedhje të saj duke komentuar shaminë në kokën e saj, një ndryshim i madh në pamjen e saj.
Kktë pasdite, Çiljeta Xhilaga e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon foli për përditshmërinë e saj gjatë muajit të Ramazanit.
E pyetur për videon e famshme me shami, këngëtarja e konisderoi normale videon në fjalë, duke shpjeguar se në fakt prej vitesh ajo është besimtare e fesë myslimane dhe ka agjëruar edhe herë të tjera.
“
Ma kanë çarë telefonin pasi kam nxjerrë këtë video, sa thashë ‘Ç’deshe moj gocë, ishe mirë!’ Nuk është ndonjë gjë uau, thjesht ishte hera e parë që e deklaroja kaq hapur ose fakti që isha e veshur me shami. Unë atë ditë kam qenë duke shkuar në xhami. Ka qenë dita e parë e Ramazanit dhe doja të gjeja një formë për të uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Unë si Çiljetë, me ato ndjesitë e mia përbrenda, bëra një video dhe më dolën ca fjalë zemre”, – tregoi ajo.