TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Janë orët e fundit të merkatos dhe drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, kërkon të mbyllë marrëveshjen me mesfushorin e Arsenalit, Aron Ramsei, 27-vjeçarin që ka luajtur vetëm për “Topçinjtë”.
Lojtari nga Uellsi është në vitin e fundit të kontratës dhe ende nuk ka rinovuar. “Mirror” bën me dije se mes klubeve të interesuara për Ramsein është edhe Lacio. Lotito ka thënë se merkatoja është mbyllur, por “kurrë mos thuaj kurrë”, aq më tepër nëse në momentet e fundit shitet Milinkoviç-Saviç.
Ramsei është i njohur për faktin se kur shënon ai, gjithmonë ndodh diçka e keqe, zakonisht humb jetën një personazh i njohur. Por ky fakt nuk e ka penguar Taren dhe Lotiton të mendojnë për mesfushorin që do të sillte më shumë kualitet në skuadër. Për momentin nuk jepen shifra konkrete për këtë transferim të mundshëm.