TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
33 vjecari, pesë herë fitues i Topit të Artë, nuk është vetëm një nga dy lojtarët më të mirë të dekadës së fundit, por gjithashtu një nga njerëzit më të famshëm sot në planet. Cristiano Ronaldo ka rreth 313 milionë ndjekës në rrjetet sociale dhe duket sikur e ka kthyer vëmendjen drejt Serisë A.
“Më në fund bota po flet për Kampionatin Italian përsëri,” tha Fabio Capello për La Gazzetta dello Sport. “Në vitet ’80-të dhe ’90-të ne përfaqësoheshim të parët. Më pas humbëm rrugën dhe nuk ishim në gjendje të investonim në infrastrukturë. Me Ronaldon mund ta ngremë kokën lart përsëri. Por nuk mjafton. Duhet të kemi fuqinë dhe inteligjencën për të shfrytëzuar famën e Ronaldos për t’i dhënë lojës tonë shtysë përsëri.”
Media e pa marrëveshjen 99.2 milionë paund, nga e cila Ronaldo do të fitojë 27.7 milionë paound në vit, si hapin më të rëndësishëm për rikthimin e Serisë A në lavdinë e saj të dikurshme.
A është Ronaldo i dobishëm për Serinë A?
Muajt e fundit ka pasur një debat nëse portugezi është vërtët i dobishëm për kampionatin në tërësi, apo vetëm për Juventusin.
Në aspektin financiar, kundërshtarët e “Zonjës së Vjetër” po rrisin cmimet e biletave për vizitën e saj, gjë që ka irrituar fansat e Juventusit.
Por, a mund t’i vini faj Serisë A? Një nga lojtrët më të mirë të të gjitha kohërave po vjen në Ferrara, Frosinone dhe Sassuolo!
Ndërsa u botua lista e ndeshjeve për dy javët e para të sezonit të ri, pronari i Frosinones së sapo zgjedhur, Maurizio Stirpe, mbajti frymën. Fatkeqsisht për skuadrën e tij, ata duhet të luajnë dy ndeshjet e tyre të hapjes në shtëpi me dyer të mbyllura, si ndëshkim për dy nga fansat e klubit që hodhën topa në fushë në ndeshjen me Palermon.
Ideja e humbjes së efektit "Ronaldo", është e kuptueshme po të mendosh se sezonin e shkuar, pjesëmarrja më e lartë në 11 klube të Serisë A, përkonte me datën kur Juventusi erdhi në qytet.
Të drejtat tani kushtojnë ndoshta 20%-30% më shumë. Rritja e të ardhurave parashikohet të cojë Juventusin një nivel më lart në listën e të pasurve; të tilla janë fuqitë komerciale të Ronaldos. Por c’do të thotë kjo për Serinë A?
Ndërkohë që Gazzetta mendon se Agnelli dhe bordi i Juventus Meriton Cmimin Nobel për Ekonominë, La Repubblica e krahason transfertën e Ronaldos me skenarin e filmit “Interstellar” të Christopher Nolan.
Në dritën e qëndrimit pro ndaj Super Ligës Europiane , a nuk është ky sinjali më i qartë se Juventusi do të largohet nga “stuhitë e pluhurit” dhe stuhitë e Serisë A për një planet të ri, ku një ditë të luajë me të gjitha skuadrat elitë të kontinentit?
A mund të sfidohet Juve për titullin?
Juventusi kaloi Napolin me katër pikë sezonin e kaluar, në proces për të siguruar triumfin e shtatë rradhazi në kampionat.
Roma përfundoi e treta në 2017-18 dhe kapiteni Daniele De Rossi tha për Juven: “Ata tashmë e kanë vrarë pak kampionatin.”
Por të njejtat komente u bënë edhe kur Juventusi bleu Gonzalo Higuain nga Napoli dhe Miralem Pijanic nga Roma dy sezone më parë. Dhe kjo nuk e pengoi Serinë A të ishte një nga Kampionatet më drithëruese në Europë.
Interi duket si skuadra që ka më shumë gjasa të sfidojë Juventusin këtë sezon.
Sa për AC Milan, kush do e kishte menduar se mospagimi i borxhit dhe pronarët e rinj do të ishin gjëra kaq pozitive?
Pronarët e rinj të klubit, Elliott Management janë të besueshëm dhe caktimi i Leonardos si drejtor sportiv ka dhënë rezultate të menjëhershme.
Të vetëdijshëm se sa Juventus kishte nevojë për të shitur pas nënshkrimit të Ronaldos dhe se sa Leonardo Bonucci dëshironte të kthehej në Torino, ish-mesfushori i Brazilit ishte në gjendje ta përdorte atë si vegël për të nënshkruar golashënuesin më të mirë të Serie A në pesë vitet e fundit, Gonzalo Higuain.
Kampionati ka sërish probleme- kaosi dhe kontradiktat mbeten veti të futbollit italian. Por, e gjitha kjo e ushqen dramën dhe rrit oreksin, përpara një prej sezoneve më të shumëpritur të Serisë A, për vite me rradhë. "Ka jetë edhe pa Cristiano Ronaldon", siç thotë Il Corriere dello Sport. Burimi: BBC Përgatiti: TPZ.AL