AKTUALITET, 7 Shtator 2019, 14:26

Viktima në Tiranë, Policia: 66-vjeçari humbi ekuilibrin gjatë punës, plagët në kokë i shkaktuan vdekjen

Viktima në Tiranë, Policia: 66-vjeçari humbi ekuilibrin


Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Tiranë, ku është gjetur i pajetë një person në zonën e Medresesë, Policia ka dhënë njoftimin zyrtar.

Sipas policisë mëngjesin e sotëm në orën 09:00, në rrugën “5 Maji”, në një objekt në ndërtim, shtetasi J. M. 66 vjeç, dyshohet se ka humbur ekuilibrin, dhe për pasojë është dëmtuar në kokë, duke gjetur vdekjen.

Njoftimi:

Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në rrugën “5 Maji”, në një objekt në ndërtim, shtetasi J. M. 66 vjeç, dyshohet se ka humbur ekuilibrin, dhe për pasojë është dëmtuar në kokë, duke gjetur vdekjen.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.