AKTUALITET, 7 Shtator 2019, 12:04

Rrahin nusen familjarisht, arrestohet babë e bir në Elbasan

Rrahin nusen familjarisht, arrestohet babë e bir në Elbasan


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku vjehrri, vjehrra dhe burri, kanë dhunuar nusen familjarisht. Ata e kanë goditur 25-vjeçaren me sende të forta.

Policia e Elbasanit informon se ka arrestuar një 50-vjeçar, djalin e tij dhe ka proceduar vjehrrën, pasi akuzohen se në bashkëpunimin me njëri tjetrin kanë dhunuar nusen e re. Mësohet se 25-vjeçarja është goditur me sende të forta dhe ndodhet në spital.

“Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

G.I., 50 vjeç dhe H.I., 26 vjeç, ( at e bir) banues në Elbasan, si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasen A.I 46 vjeçe, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike duke goditur me sende të forta 25 vjeçaren (bashkëshorten e shtetasit H.I), e cila ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën."