AKTUALITET, 7 Shtator 2019, 14:14

Formula/ Tjetër aksident horror, makina fluturon në ajër (VIDEO)

Formula/ Tjetër aksident horror, makina fluturon në ajër (VIDEO)


Një aksident që edhe në filma vështirë do realizohej. Pas aksidentit të pilotit francez Anthoine Hubert, i cili humbi jetën një javë më parë në garat e Formula 2, sot në një tjetër garë piloti Alexander Peroni, ka “fluturuar” në ajër me makinën e tij.

Makina dallohet teksa përplaset me një pjesë jashtë pistës dhe menjëherë më pas ngrihet në ajër dhe bën disa rrotullime, para se të përplaset me barrierat.

Aksidenti ka ndodhur në pistën e Monzas në Itali dhe për pak çaste ka shkaktuar panik te shikuesit.

Menjëherë ka ndërhyrë stafi i pistës, siguria dhe mjekët, por fatmirësisht piloti nuk ka pësuar lëndime.

Pavarësisht aksidentit horror Peroni është çuar duke ecur në këmbë, duke i habitur të gjithë. Gjithsesi ai u pa në një gjendje të rëndë psikologjike.