TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një person është gjetur i pajetë në Tiranë. Në rrugën “5 maji” policia ka gjetur një burrë pa shenja jete.
Qytetari është gjetur pranë një kantieri ndërtimi. Dyshohet se ai ka humbur jetën brenda kantierit të ndërtimit, pasi ishte punëtor aty.
Paraprakisht policia thotë se ka dyshime që personi i cili ka humbur jetën, të jetë rrëzuar nga lartësia.
Pranë zonës ku është gjetur trupi, ka skela dhe sipas policisë, punëtori mund të jetë rrëzuar.
Por trupi i viktimës ndodhet në rrugë, dhjetëra metra larg kantierit të ndërtimit.
Policia po vijon hetimet pasi edhe vrasja e Indrit Çelaj u raportua si aksidentale, por më pas rezultoi një ngjarje e rëndë kriminale.